75 Mall Live Search
15:03 / E Hënë, 02 Shtator 2019 / indeksADMonline

Bernard Berisha në formacionin e javës, në Rusi

Bernard Berisha ka shpëtuar skuadrën e tij, Akhmat Grozny, nga humbja në sekondat e fundit.

Në elitën e futbollit rus, Berisha shënoi për barazimin 1:1.

27- vjeçari pas ndeshjes mori edhe çmimin si lojtar i ndeshjes.

Por, tashmë anësori kosovar ka fituar një vend edhe në formacionin e javës, në Rusi.

Presidenti i skuadrës për superparaqitjen e fundjavës e shpërbleu kosovarin me një makinë.

Berisha, gjithashtu këtë javë mori tjetër nje lajm pozitiv, pasi është grumbulluar në Kombëtaren e Kosovës për dy ndeshjet e shtatorit.