75 Mall Live Search
15:56 / E Hënë, 02 Shtator 2019 / indeksADMonline

50-vjeçarja Jennifer Lopez s’e ka problem, tregon aftësitë në vallëzim

Jennifer Lopez apo siç njihet ndryshe si ‘J-Lo’ është një aktore, këngëtare, valltare, disenjatore dhe një grua mjaft e suksesshme në biznes, transmeton Indeksonline.

Ajo ka lindur në New York, ndërsa ka origjinë nga Puerto Rico.

Shumë shpesh atë e hasim në krye të titujve nëpër mediat rozë për shkak të paraqitjeve të saj të “guximshme”, apo edhe për shkak të lidhjeve të shumta që ajo nuk mund të rehatohej.

Tashmë ajo është partnerja e Alex Rodriguezit që nga viti 2017 dhe vazhdimisht paraqitet e lumtur në krahët e tij.

Së fundmi J-Lo ka dëshmuar edhe njëherë se 50 vjetet që bart mbi supe nuk janë asgjë, pasi që ajo e shfaqi talentin në kërcim, duke marrë vëmendjen e publikut, në prag të filmit të saj të ri “Hustlers” përpara debutimit të tij. /Indeksonline/