75 Mall Live Search
17:32 / E Hënë, 02 Shtator 2019 / indeksADMonline

Edy Reja mbanë stërvitjen e parë me Shqipërinë para ndeshjes me Francën

Kombëtarja e Shqipërsë sot ka mbajtur stërvitjen e parë përgatitore për ndeshjen ndaj Francës.

Trajneri Edy Reja ka nxjerrë në fushë të gjithë 25 futbollistët që i ka ftuar.

Disa futbollistë janë grumbulluar dje ndërsa pjesa tjetër që kanë pasur ndeshje në fundjavë janë bashkuar sot.

Pas një kohë janë kthyer portieri Thomas Strakosha dhe Berat Gjimshiti. Ndeshja Francë – Shqipëri do të zhvillohet të shtunën nga ora 20:45. /Indeksonline/