Stërvitja e parë e kombëtares së Kosovës, mungojnë 3 lojtarë
Në këto momente, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, kombëtarja e Kosovës në futboll është duke zhvilluar stërvitjen e parë para ndeshjes me Çekinë.
14 lojtarë janë duke kryer stërvitje sot, kurse 3 lojtarë mungojnë, shkruan Indeksonline.

Gardiani i Kosovës, Samir Ujkani mungon në stërvitje për shkak se është duke nënshkruar me skuadrën e Torinos.
Mesfushori, Besar Halimi po ashtu është duke u marrë kontratë, kurse Amir Rrahmani për shkak që ka luajtur dje me skuadrën e tij, nuk është paraqitur sot.

Lojtarët që kanë luajtur të premten dhe të shtunën me skuadrat e tyre, janë paraqitur sot në stërvitje.
Ndërsa ata që kanë luajtur të dielën po pushojnë në hotel.
Sot pritet që futbollistët të kenë stërvitje të lehta ri-gjeneruese./Indeksonline/