75 Mall Live Search
11:33 / E Martë, 03 Shtator 2019 / indeksADMonline

Si po përgatitet Anglia për ndeshjen me Kosovën

Kombëtarja e Anglisë ka filluar përgatitjet për ndeshjen me Bullgarinë dhe me Kosovën.

Favoriti kryesor për të përfunduar grupin si lider po stërvitet në një qendër sportive, në Londër.

Trajneri Gareth Southgate që sot feston ditëlindjen e 49-të, është shprehur i kënaqur me formën e futbollistëve, sidomos të disave që në moshë të re janë bërë futbollistë të pazëvendësueshëm në Premier Ligë.

Ndeshjen e parë Anglia, do të luajë kundër Bullgarisë në Wembley, më 7 shtator, ndërsa më 10 shtator luan ndaj Kosovës në Southampton. /Indeksonline/