75 Mall Live Search
16:30 / E Martë, 03 Shtator 2019 / indeksADMonline

Southgate ua kujton anglezëve: Kosova nuk ka humbur që 14 ndeshje

Anglia të shtunën do të përballet me Bullgarinë derisa të martën e pret në stadiumin “St Mary’s” Kosovën.

Si favorit absolut i grupit, ishullorët nuk i nënvlerësojnë kundërshtarët dhe në këtë rast kanë shumë konsiderat për Dardanët, shkruan Indeksonline.

Në një konferencë për shtyp, trajneri i Anglisë Gareth Southgate është i vetëdijshëm për forcën e Kosovës, derisa ka përmendur edhe ecurinë prej 14 ndeshjeve pa humbje.

“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm. Kosova është një shembull i mrekullueshëm, njerëzit nuk dinë shumë për ta, por ata janë të pamposhtur që moti. Ata janë një shtet i ri dhe shumë krenar që kanë disa futbollistë tejet të mirë”, tha fillimisht Southgate.

Tutje, Southgate e vlerëson këtë ndeshje si një ‘test’ derisa ka thënë se si Kosova ashtu edhe Republika e Çekisë do ta nxisin Anglinë në grupin A.

“Kjo do të jetë një ndeshje testuese dhe mendoj se do t’i befasojë njerëzit. Pres nga ata dhe Republika e Çekisë të na nxisin në grup”, shtoi Southgate.

Ndryshe, në grupin A, Anglia është lidere me gjashtë pikë, një më shumë se Kosova që renditet në vendin e tretë me pesë pikë. /IndeksOnline/