Banorët e qendrës në Prishtinë, nesër protestë kundër zhurmës së kafiterive
Përmes një e-maili drejtuar mediave, është bërë e ditur se nesër nga ora 10:00 deri në orën 11:00, banorët e zonës “Qendra” në Prishtinë, gjegjësisht në rrugën “Rexhep Luci” do të protestojnë siç thuhet për te drejtat e tyre elementare, në lidhje me zhurmat e disa kafiterive që vazhdojnë të zhvillojnë bizneset e tyre duke penguar qytetarët, shkruan Indeksonline.
Kujtojmë që në Prishtinë ekziston një numër i madh i kafiterive, të cilat i shohim të stërmbushura ditë e natë, derisa numrin më të madh të klientëve e përbëjnë të rinjtë, të cilët edhe janë të papunë./Indeksonline/