75 Mall Live Search
17:53 / E Martë, 03 Shtator 2019 / indeksADMonline

Valon Berisha përfshihet në grupin evropian të Lazios

Lazio ka prezantuar listën me 24 futbollist që do të luajnë në fazën e grupeve të Europa League.

Trajneri Simone Inzaghi në këtë listë ka përfshirë edhe mesfushorin e Kosovës, Valon Berisha.

Berisha kishte shumë probleme me lëndime por këtë sezon është rikthyer në formë, shkruan Indeksonline.

Ai pritet të luaj edhe në dy ndeshjet e Kosovës, kundër Çekisë dhe Anglisë.

Lazio në Europa League është rreshtuar në grupin E së bashku me Rennes, CFR Cluj dhe Celtic. /IndeksOnline/