75 Mall Live Search
23:41 / E Martë, 03 Shtator 2019 / indeksADMonline

“Pasuria” që e trashëgoi Refiqe Tërnava

Refiqe Tërnava mban poziten e këshilltares në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

E bija e myftiut të Kosovës- Naim Tërnava, për Agjencionin Kundër Korrupsionit ka deklaruar pasurinë e saj sikurse edhe shumë zyrtarë të tjerë shtetëror, shkruan Indeksonline.

Tërnava ka deklaruar një banesë prej 86 m2, si të trashëguar që nga viti 2014, vlera e së cilës sipas saj kap shumen prej 86 mijë euro.

Tërnava duhet të ndihet me fat, pasi që edhe veturën që e posedon e ka deklaruar si të trashëguar (nuk e ka cekur nga kush) prej vitit 2018.

Vetura në fjalë, sipas saj kushton 15 mijë euro. /Indeksonline/