Dua Lipa për promovimin e koleksionit të parë: Ende s’po mund ta besoj
Dua Lipa ka promovuar koleksionin e xhinseve në bashkëpunim me “Pepe Jeans”-n.
24- vjeçarja është shfaqur tejet tërheqëse në këtë ngjarje që u organizua për të promovuar linjën.
Midis shumë të të ftuarve, familjes së saj dhe miqve, Dua dukej mjaft e lumtur dhe e emocionuar.

Këngëtarja shqiptare ka falënderuar të gjithë për përkrahjen e dhënë mbrëmjen e kaluar.
“Ju falënderoj të gjithëve që keni ardhur mbrëmë për të festuar promovimin e koleksionit tim të parë me “Pepe Jens”-in. Ende më duket surreale që e gjithë kjo po ndodh. Ju faleminderit të gjithëve për mbështetjen”, ka shkruar Dua Lipa në llogarinë e saj të ‘Instagram-it’./Indeksonline/