Një i ri shqiptar plagoset rëndë në një aksident, në Greqi
Një i ri shqiptar është plagosur si pasojë e një aksidenti, në Greqi.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së mërkurës në rrugën nga Harakasi për në Metaxochori, në prefekturën e Heraklion.
Sipas mediave greke, shqiptari 22-vjeçar është dërguar në spital me plagë të rënda.
Ai u dërgua në spitalin Venizelio, ndërsa rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta.