75 Mall Live Search
13:28 / E Enjte, 05 Shtator 2019 / indeksADMonline

Morina s’do të jetë kandidat për deputet, Mustafa ia cakton një detyrë tjetër

Deputeti i LDK-së, Salih Morina, përmes një shkrimi të postuar në llogarinë Facebook ka njoftuar opinionin se nuk do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputëtë në zgjedhjet e 6 tetorit.

Morina ka thënë se me propozim të Kryesisë dhe të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, ai do ta përfaqësojë partinë në KQK.

Indeksonline mëson se Morina do të jetë në vend të Florian Dushit në Komisionin Zgjedhor, derisa ky i fundit do të jetë kandidat për deputet.

Ky është postimi i plotë i Morinës:

Të dashur qytetarë, anëtar të Lidhjes Demokratike të Kosovës,

Ju njoftoj se unë nuk do të jem kandidat në zgjedhjet e 6 tetorit. Me propozim të Kryesisë dhe kryetarit të LDK-së akademik Isa Mustafa jam porpozuar që ta përfaqësoj Lidhjen Demokratike të Kosovës në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve (KQZ).

Dua t’i falënderoj gjithë strukturat e degës së LDK-së në Malishevë që më propozuan të jem kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës. 
Gjithashtu dua ti falënderoj simpatizant e votues të LDK-së për besimin dhe mbështetjen qe i përfaqësova në dy legjislatura të Kuvendit të Kosovës, besim të cilin jam munduar ta kryej me nder dhe përgjegjësi ndaj vendit, subjektit dhe gjithë mbështetësve.

Lidhja Demokratike e Kosovës në këto zgjedhje garon me një ekip fitues, njerz profesionistë dhe të ndërgjegjshëm me kandidaten për kryeministre, Vjosa Osmani.