Sandhausen krenohet me dyshen kosovare Paqarada – Halimi
Skuadra gjermane Sandhausen ka njoftuar në faqen zyrtare të klubit, se dy futbollistët kosovarë Leart Paqarada dhe Besar Halimi do të luajnë me Kosovën.
Paqarada ka disa vite që luan me këtë klub, ndërsa Halimi në afatin kalimtar të verës u trasnferua nga ekipi Brondby.
Sandhausen bën gara në Bundesliga 2 dhe pas 5 javësh është në vendin e 3-të në tabelë më 10 pikë. /Indeksonline/