Elita sjell imazhe të ëmbël përkrahë Zërit, në pushimet e para së bashku
Gjiko dhe Elita Rudi kanë nisur pushimet e para si një familje së bashku me djalin e tyre Zërin.
Reperi dhe moderatorja e njohur kanë zgjedhur Turqinë për tu relaksuar pas një vere të ngarkuar me angazhime profesionale.
Nga Turqi dyshja kanë sjellur fotografi të ndryshme, ishte Elita që këtë herë e kombinuar në veshje me vogëlushin e saj ka publikuar disa imazhe.
Nënë e bir dukeshin të lumtur dhe simpatikë së bashku, teksa Gjiko ka realizuar foto.
“Asgjë nuk është sikur dashuria në mes të nënës dhe të birit”, ka shkruar Elita.
Kujtojmë që ndryshe nga Gjiko që ka sjellur disa projekte gjatë kësaj vere, Elita që nga lindja e Zërit është tërhequr nga ekrani për të iu përkushtuar jetës private./Indeksonline/