75 Mall Live Search
11:12 / E Premte, 06 Shtator 2019 / indeksADMonline

U tha se ka ndërruar vendbanim, Stresi sqaron gjithçka

Nëpër media të ndryshme dje është shpërndarë lajmi kinse reperi Stresi ka ndërruar vendbanim, duke u bërë banori më i ri i Prishtinës ,shkruan Indeksonline.

Ky lajm erdhi për shkak të një postimi të reperit në Instagram ku kishte shkruar: “Ja dhe nje dite e ikur, histori, aventura te jetuara! Kjo eshte Jeta, por prapëseprapë vjen nje moment në jetën e gjithsecilit që kerkon ndryshim. Ndonjëherë thjesht iken! Mund të jetë një vend, person, biznes etj! Shokët e vërtetë mbeten te njejte dhe pse mund te kesh vite,muaj e dite pa i pare! Ata jane ne zemer, ne dite te bukura si dhe ato te veshtira! Prej sot jam zyrtarisht banori me i ri i Prishtines”, ky njoftim i hutoi të gjithë, duke shkruar se Stresi ka lënë vendbanimin e tij në Tiranë për tu zhvendosur në Prishtinë.

Kjo nxiti reagimin e fansave dhe të mediave duke bërë bujë, por ishte vetë reperi i cili e konfirmoi se nuk ka ndërruar vendbanim, por vetëm do të qëndrojë në Prishtinë, thjesht për tu marrë me albumin, këngët dhe videot e reja.

“Nje spjegim t’vogël: Nuk e kom ndrru as nuk e ndrroj venin ku jom rrit. Për ju debila që s’dini c’ka shkruni. Thjesht po merrem me albumin, kenget e reja, videot e reja. Dhe do ndryshojm lojën ta bojm më interesante. Kjo arrihet në punë, serjozitet dhe përkushtim, dhe me vllazni. Flm për krejt mediat dhe komentuesat, me respekt Stresi”: ka sqaruar ndër të tjera Stresi. /Indeksonline/