Arrestohet një serb, me 33 derra të therur në furgonin pa frigorifer
Policia kufitare ka arrestuar një person në qytetin gjerman Passau.
Policia kishte ndaluar furgonin të cilin po e voziste një serb dhe në të cilin gjindeshin 33 derra të therur.
Derrat ishin futur në pjesën e pasme të furgonit dhe që mungonte plotësisht higjiena.
Pa frigorifer dhe pa asnjë masë mbrojtëse, derrat e therur ishin gjuajtur në pjesën e pasme të furgonit.
Policia supozon se derrat u transportuan për konsum njerëzor. /Indeksonline/