75 Mall Live Search
14:00 / E Premte, 06 Shtator 2019 / indeksADMonline

Gjykata e Lartë britanike vendos në favor të kryeministrit Johnson

Gjykata e Lartë e Britanisë së Madhe vendosi që kërkesa e kryeministrit Boris Johnson për pezullimin e Parlamentit është e ligjshme.

Tre gjykatës nga Anglia dhe Uelsi morën vendimin se kryeministri ka vepruar ligjërisht duke kërkar nga mbretëresha pezullimin e Parlamentit nga java e ardhshme.

Ndaj vendimit lejohet të apelohet në Gjykatën Supreme, e cila njoftoi se është e gatshme t’i dëgjojë ankesat më 17 shtator.