Vojvoda për kapitenin e Çekisë: Së pari le të na shënojnë gol, e shohin si do të reagojmë
Përfaqësuesja e Kosovës nesër zhvillon ndeshjen ndaj Republikës Çeke e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian, ndërsa sot mbajti një konferencë për media ku u paraqitën trajneri, Bernard Challandes dhe Mërgim Vojvoda.
Ndërsa Mërgim Vojvoda pati përgjigjen më të mirë të mundshme ndaj kapitenit të Çekisë i cili kishte deklaruar se nëse i helmon lojtarët, ata e humbin kokën, nëse iu shënon gol apo iu bën ndërhyrje ata janë shumë gjaknxehtë, shkruan Indeksonline.
“Së pari le të na shënojnë gol, e shohin pastaj si do të reagojmë. Kemi pasur raste kur jemi gjendur në disavantazh dhe kemi arritur të nxjerrim rezultat pozitiv” – deklaroi Vojvoda.
I pyetur se a ndihet i kërcënuar pas ardhjes së Hadërgjonajt në taborin e Kosovës Mërgim Vojvoda u shpreh: “Konkurenca është gjë e mirë, ajo na bën që të zhvillojmë ndeshje më të mira”./Indeksonline/