75 Mall Live Search
15:10 / E Premte, 06 Shtator 2019 / indeksADMonline

Challandes: Kundër Çekisë duhet të zhvillojmë lojë të çmendur

Përfaqësuesja e Kosovës mbajti një konferencë shtypi sot para ndeshjes së nesërme kundër Republikës Çeke e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian.

Trajneri Bernard Challandes e pranoi se Çekia është ekip më i mirë se Mali i Zi dhe Bullgaria, duke deklaruar se nesër ne duhet të zhvillojmë një ndeshje të çmendur, shkruan Indeksonline.

“Kam folur shumë për mentalitetin. Mendoj se është shumë e rëndësishme në këtë moment, sepse mentaliteti është i rëndësishëm, jo vetëm taktikat dhe agresiviteti. Ne duhet të luajmë si të çmendur, të shfaqim pasion. Ne kemi mijëra tifozë dhe duhet të japim diçka të veçantë në këtë ndeshje. Aspekti psikologjik është më i rëndësishmi në këtë ndeshje”, u shpreh me mjaft nervoz trajneri i Kosovës./Indeksonline/