Merret vendimi për të dyshuarit në konfliktin e armatosur mes familjeve Rafuna dhe Mehmeti
Gjykata Themelore në Prishtinë, pas kërkesës së Prokurorisë, ka marrë vendim për një muaj paraburgim për të dyshuarit e përfshirë në rastin e konfliktit të armatosur mes dy familjeve në lagje ‘Mati 1’ në Prishtinë.
Indeksonline mëson se Naim Mehmeti me akuzën për tentim vrasje është dënuar me një muaj paraburgim.
Ndërsa, i pandehuri tjetër, Miftar Mehmetit i është caktuar masa prej një muaj paraburgim me akuzën për pjesëmarrje në rrahje.
Kurse, masa e njëjtë i është shqiptuar edhe Fadil Rafunës, i dyshuari kryesor për vrasjen e Bashkim Mehmetit.
Nga rasti tragjik në Prishtinë mbetën të vrarë dy persona, Bashkim Mehmeti dhe Mefail Rafuna.
Dy persona të tjerë që ishin të plagosur janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Motivi i këtij konflikti ishte për shkak të një kontesti pronësor. /Indeksonline/