75 Mall Live Search
00:02 / E Shtunë, 07 Shtator 2019 / indeksADMonline

LVV dorëzon listën e kandidatëve për deputet, thotë se nuk ka persona me aktakuza

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar listën e kandidatëve për deputet që do të garojnë me 6 tetor.

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Adem Rrustemi tha se nuk është i kënaqur me pjesëmarrjen e grave në listë përkundër që është tejkaluar norma ligjore.

“Siç po e shihni LVV dorëzoj listën përfundimtare të kandidatëve. Listën e fitores, do i sjellin qeverisje ndryshe. Presim tashme mbarvajten e procesit zgjedhor. Nuk ka persona me aktakuza, LVV njihet si subjekt i përkushtuar për denoncimin e krimit dhe korrupsionit. Lista e LVV është lista më e mirë që do i sjellë me 6 tetor. Do te doja te kisha përfshirje me te mëdha te grave ne liste. Përkundër qe është tejkaluar norma ligjore por nuk jam i kënaqur.”, u shpreh ai./Indeksonline/