Çfarë pasioni, Haradinaj e Limaj 100% për Kosovën
Përfaqësuesja e Kosovës sot ka shënuar fitore historike kundër Çekisë me rezultat 2 me 1 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kjo fitore, shton gjasat që përfaqësuesja e Kosovës të kualifikohet në Kampionatin Evropian.
Për këtë ndeshje pati interesim të madh nga qytetarët, në mesin e tyre edhe zyrtarë politikë.
Për të përcjell lojën, në stadium dolën edhe Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj dhe Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Dhe, kur u shënua goli i dytë që e kaloi Kosovën në epërsi, Haradinaj e Limaj nuk fshehën gëzimin.
Të emocionuar dhe duke brohoritur, shfaqën gëzimin për fitoren e përfaqësuesës kosovare./Indeksonline/
