75 Mall Live Search
23:57 / E Shtunë, 07 Shtator 2019 / indeksADMonline

Justin Timberlake me rol të ri filmik

Justin Timberlake po vjen më një projekt të ri filmik.

 Këngëtari dhe producenti i njohur ka nënshkruar për dramën e re, “Palmer”, xhirimet e të cilës do të fillojnë gjatë kësaj vjeshte.

Regjisor i filmit është Fisher Stevens, ndërsa producentë janë Charles B. Wessler, John Penotti e Charlie Corwin, si edhe Sidney Kimmel e Daniel Nadler.

E shkruar nga  Cheryl Guerriero, drama e re “Palmer” flet për një ish-fenomen të fakultetit të futbollit, i cili pas qëndrimit në burg, kthehet në qytetin e lindjes për ta rimëkëmbur jetën e tij.

 “Justin dhe Fisher i sjellin perspektivë këtij tregimi emocionues. Është e kohës moderne, si dhe një tregim interesant për rezistencën dhe fuqinë e mirësisë njerëzore”, kanë thënë producentët e filmit. 

Kujtojmë që kjo nuk është hera e  parë që Timberlake luan në një film, ai numëron disa projekte filmike./Indeksonline/