Vojvoda në ekstazë, France Football e fut në 11-shen më të mirë në Evropë
Mbrojtësi Mërgim Vojvoda po kalon formë shumë të mirë. Në afatin kalimtar të verës ai kaloi nga Mouscroni te Standard Liege.
Në ndeshjen e së shtunës kundër Çekisë ai shënoi golin vendimtar që i solli “dardanëve” 3 pikë, kundër rivalit direkt për vendin e dytë në grup.
Paraqitja e tij ka marrë vëmendjen e mediumeve të huaja.
Mediumi i famshëm francez, France Football e ka futur Vojvodën në 11-shen më të mirë në Evropë. /Indeksonline/
