75 Mall Live Search
15:46 / E Diele, 08 Shtator 2019 / indeksADMonline

Dukagjin Lipa takohet me Bill Clinton, komplimentohet për festivalin dhe fondacionin “Sunny Hill”

Dukagjin Lipa që njëherit është babai i yllit të muzikës botërore, Dua Lipës, së fundmi ka bërë të ditur se ka takuar ish presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe mikun e shqiptarëve, Bill Clinton, shkruan Indeksonline.

Në llogarinë e tij në Instagram, Dugi ka publikuar fotografi me presidentin Clinton, ai ka shkruar : “Një nga momentet më krenare, takimi me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton. Faleminderit për këshillat, dhe fjalët e mira për festivalin Sunny Hill, si dhe “Sunny Hill Foundation”.

Kujtojmë që Dukagjin Lipa është organizatorë i festivalit më të madh rajonal “Sunny Hill Festival” , ka themeluar edhe fondacionin “Sunny Hill” dhe së shpejti pritet të hapet edhe një akademi e muzikës në kuadër të Sunny Hill-it. /Indeksonline/