75 Mall Live Search
23:24 / E Diele, 08 Shtator 2019 / indeksADMonline

I moshuari që punon me karrocë, thotë se qe 20 vite voton por që askush kurrë nuk e ndihmoi!

Me të zbardhur dita u nis për në Tregun e Gjelbërt të kryeqytetit. Jo për të mbushur shporten e tij, por për të bartur gjetiu gjesëndet e të tjerëve me karrocen e tij.

Rreth të 80-ave, i thinjur e me rrudha në ballë mundohet që me gjithë forcën që ka të sigurojë të holla sado të pakta qofshin ato!

Vitet i harron, atij i duhet të punojë …

Ky i moshuar pa dashur t’i zbulohet identiteti thotë se tash e 20 vite voton, por që askush deri më tani nuk i ka ndihmuar, shkruan Indeksonline.

Në sytë e tij dukshëm vërehet vuajtja që kalon, derisa e rëndë është për duart e tij karroca që e shoqëron thuajse deri sa t’bie terri. /Indeksonline/