Remzie Osmani me këngëtaren e njohur pozojnë nga pushimet
Këngëtarja e njohur shqiptare Remzie Osmani, njihet për muzikën që bën e që pritet mjaft mirë nga publiku, shkruan Indeksonline.
Ajo është e kërkuar gjatë sezonit të verës në dasma dhe koncerte të ndryshme, andaj ajo tani duket se e ka gjetur një kohë të lirë për të kaluar pushimet.
Remzie Osmani gjendet në Turqi, nga ku ka publikuar një fotografi së bashku me këngëtaren Edona Llalloshi.
“Pushim i mirë me shoqërinë e mirë” : ka shkruar këngëtarja duke ju referuar shoqes së saj Edonës. /Indeksonline/
