75 Mall Live Search
13:07 / E Hënë, 09 Shtator 2019 / indeksADMonline

Tottenhami e PSG-ja vazhdojnë planet për Dybalan

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, mund të largohet në afatin e Janarit.

Tottenhami dhe PSG-ja janë duke bërë plane për ta bindur “Zonjën e Vjetër” dhe argjentinasin.

Dybala gjatë kësaj verë ishte një ndër lojtarët me të rëndësishëm pasi kërkohej jo vetëm nga Tottenhami e PSG-ja, por edhe nga Manchester Unitedi.

Trajneri i spurseve, Mauricio Pochettino, po e sheh argjentinasin si zëvendësim i mefushorit, Christian Eriksen, i cili ka refuzuar ta vazhdonte kontratën dhe kërkon të largohet në afatin e janarit.

Gjithashtu edhe gjiganti francez ka një vend të posaçëm për të pasi sulmuesi, Neymar mund të rikthehet te Barcelona.