Inagurohet Ambasada e Kosovës në Doha të Katarit
Sot është përuruar Ambasada e Kosovës në kryeqytetin e shtetit të Qatar-it. Këtë e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli përmes një postimi në twitter.
“Sot në Doha kemi përuruar Ambasadën e re të Kosovës në #Qatar . Kjo është pjesë e përpjekjeve të mia për të zgjeruar rrjetin diplomatik të #Kosovo në të gjithë botën dhe forcimin e lidhjeve tona me partnerë dhe miq në rajone të ndryshme . Ne do të promovojmë lidhje më të ngushta me #Qatar .@MofaQatar_EN”, tha Ministri Pacolli.

