75 Mall Live Search
18:45 / E Hënë, 09 Shtator 2019 / indeksADMonline

Haradinaj: Krenar të shoh Ushtrinë e Kosovës krah ushtrive më të fuqishme të botës

Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ështe shprehur se është krenarë të shoh sot Ushtrinë e Kosovës, duke u stërvitur  në ushtrimin “Albanian Effort 19”, krah për krah me ushtritë më te fuqishme të botës.

Postimi i plotë:

Krenar të shoh sot Ushtrinë e Kosovës, në ushtrimin “Albanian Effort 19”, krah për krah me ushtritë më të fuqishme të botës. Treguesi më i qartë se po krijojmë ushtri të shekullit 21 sipas standardeve të NATO-s. Ushtria jonë do të jetë në shërbim të mbrojtjes së pragut të lirisë, kudo në botë, aty ku na e kërkon NATO e udhëhequr nga Amerika. Gjithmonë në rresht me ushtritë e paqes!

RH