75 Mall Live Search
21:05 / E Hënë, 09 Shtator 2019 / indeksADMonline

Trajneri i Anglisë me fjalë të mëdha për Kosovën: “Testi më i vështirë në kualifikime”

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate e ka lavdëruar kombëtaren e Kosovës në konferencën për media para ndeshjes.

Ai e ka quajtur si testin më të vështirë për Anglinë në grup, shkruan Indeksonline.

“Testi më i vështirë në kualifikime. Taktikat, shpirti, pasioni i një vendi të ri është pasion i pastërt për fanellën. Ata do të jenë agresiv me sulmin e tyre, ata kanë shpejtësi.”, u shprehë ai.

“Ata kanë serinë më të madhe pa humbje në Evropë, prandaj kjo duhet t’i bëjë njerëzit të kenë vëmendje.” , tha Southgate.

Menaxheri angleze tha se i ka të gatshëm të gjithë lojtarët për ndeshjen e nesërme por tha se do të bëjë ndryshime në formacion për dallim nga ndeshja me Bullgarinë. /Indeksonline/