Nëna shet djemtë binjakë për të shlyer borxhet
Një nënë në Kinë ka shitur dy fëmijët e saj të sapolindur tek një familje për të fituar para në mënyrë që të paguajë detyrimet e saj financiare ndërsa me një pjesë të mbetur kishte blerë një telefon.

Fëmijët të cilët ende nuk i kanë mbushur ende dy javë janë shitur tek një familje larg qytetit të tyre prej më shumë se 700 kilometrash në Kinën lindore shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Nëna dhe partneri i saj janë arrestuar nga policia derisa fëmijët janë shpëtuar dhe iu janë dhënë gjyshërve të tyre për kujdesje./Indeksonline/