75 Mall Live Search
10:04 / E Martë, 10 Shtator 2019 / indeksADMonline

“Ronaldo më i miri në botë”

Trajneri i Flamengos, Jorge Jesus, ka thënë se sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo është më i miri në botë.

Jesusi beson se portugezi është më i mirë se ylli i Barcelonës, Lionel Messi.

“Cristiano Ronaldo është me i miri. S’kam ndonjë dyshim për këtë gjë. Nuk shënon 10-20 gola, por shënon 30-50 gola. Nuk ka nevojë të bëhet artistik si Messi. Të gjithë duhet ta shikojnë Ronaldon. Jo vetëm për cilësitë e tij, por është edhe profesional. Duhet të jetë leksion për të gjithë fëmijët që të luajnë futboll”, deklaroi ai.

I pyetur për lojtarin me të mirë të të gjitha kohëve, tha se nuk i ka parë të gjithë duke luajtur.

“Nuk e kam par Pelen, Psukas, Garrincha duke luajtur. Pashë vitet e fundit të Maradones, plus Messi dhe Ronaldo janë nga tjetër planet. Kanë stile të ndryshme. Idolli im ishte Cruyff. Maradona ishte fantastik, Messi gjithashtu, Ronaldihno i cili e pëlqen Neymarin dhe në krye Cristiano Ronaldo”, përfundoi ai.