75 Mall Live Search
12:28 / E Martë, 10 Shtator 2019 / indeksADMonline

Kosovarët “pushtojnë” stadiumin anglez, ja sa mijëra tifozë do të jenë sot të pranishëm

Ethet e ndeshjes Angli-Kosovë po rriten sa më shumë që po afrohet koha e kësaj super përballje.

Indeksonline do të jetë në vendin e ngjarjes për të ndarë me ju momente drithëruese nga sfida më e rëndësishme në histoi të futbollit kosovar.

Indeksonline mëson se 1900 tifozë shqiptarë do të jenë të vendosur prapa portës.

Jo vetëm kaq. Mbi 2000 tifozë shqiptarë të tjerë do të jenë në pjesët e tjera të stadiumit.

Prania e mijëra tifozëve shqiptarë është sinjal i fuqishëm se Kosova e vogël por me zemër të madhe nuk do të jetë e vetmë përballë superyjeve të futbollit botëror./Indeksonline/