Sala Berisha Shala thotë se me mos kandidimin e saj si deputete u ka dhënë mundësi njerëzve të rinj
Ish-deputetja e PDK-së, Sala Berisha Shala, përmes një shkrimi të publikuar në faqen e saj zyrtare Facebook, ka njoftuar opinionin arsyen se pse nuk është në listën e kandidatëve për deputet.
Ajo ka thënë se ka qenë në pesë legjislaturat e kaluara, derisa kësaj radhe u ka dhënë mundësi njerëzve të rin. Madje ajo ka thënë se ka besim tek bashkëshorti i saj, Ferat Shala, i cili synon një ulëse në kuvend, po në radhët e PDK-së.
Ky është postimi i saj i plotë:
Siç edhe keni pasur mundësi të informoheni, në procesin zgjedhor 2019 unë nuk jam pjesë garës për deputete në Kuvendin e Kosovës, ashtu siç kam qenë për pesë legjislaturat e kaluara.
Vendimin im për të mos u kandiduar erdhi pasi personalisht kam vlerësuar se PDK-ja si partia më e madhe, por edhe shoqëria kosovare në përgjithësi, duhet t’u ofrojnë më shumë mundësi dhe shanse njerëzve të rinj, përvojave dhe ekspertizave të reja profesionale dhe politike.
Tani, dëshiroj të theksoj se ka qenë dhe është nderi i jetës
time të angazhohem në Partinë Demokratike të Kosovës, në këtë parti, me këta
njerëz, me të cilët kam ndarë burgun, vuajtjet e dhimbjet, por edhe shpresen
dhe fitoret.
Kjo parti me ka dhënë besimin për të qëne përfaqësues e saj si deputete në
Kuvendin e Kosovës, besim të cilin jam mundur të shperblej me angazhim dhe punë
në sherbim të të gjithë qytetarëve. Në gjashtë palë zgjedhje ( një palë nivel
lokal dhe pesë ne nivel qendror), qytetaret me kanë besuar fuqishem! Pesë
mandate, unë jam zgjedhur deputete në Kuvendin e Kosovës: ky është një NDERË
dhe BESIM i jashtëzakonshëm dhe sot është dita për të falenderuar mijëra
qytetarë që kanë votuar PDK-në dhe mua poashtu.
Të nderuar qytetarë,
Përmes këtij postimi së pari dua të shpreh falënderimin dhe mirënjohjen time të
pafund për mbështetjen që më keni dhënë gjatë gjithë legjislaturave të kaluara.
Besimi juaj përmes votës çdo herë më ka vendosur në mesin e deputetëve më të
votuar të Kuvendit, dhe, për më tepër, falë votës suaj unë kam qenë në mesin e
grave më të votuara në Kosovë,kam qenë gruaja më e votuar e koalicionit PAN në
zgjedhjet e fundit.
Gjatë punës sime si përfaqësuese e popullit gjithnjë e kam pasur mbështetjen e familjes sime: bashkëshortit dhe fëmijëve, pastaj të miqve e shokëve, sikurse edhe të mbështetësve të PDK-së dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Tani kur po i shkruaj këto radhë, mund të them se ndihem e lumtur për kontributin profesional që kam dhënë në shumë nisma ligjore brenda Kuvendit të Republikkës së Kosoves, duke qenë shpesh bartëse e iniciativave ligjore në sektorin e gjeoshkencave dhe atë minerar dhe jo vetëm, pa modesti, mund të them se legjislacioni në të cilin kam punuar i ka hapur rrugë zhvillimit ekonomik të vendit tonë.
Ndihem e lumtur, po ashtu, edhe për punën time në procesin e mundimshëm për barazi gjinore. Bazuar në propozimet, iniciativat dhe konsulencën time si deputete, roli i gruas në shoqërinë kosovare tani garantohet me ligje dhe dispozita të veçanta ligjore ashtu që sot Kosova njihet si shtet që ka përmbush standardet evropiane në përfaqësim gjinor.
Mund të them se ndihem e lumtur kur e shoh se në listën zgjedhore të PDK-së për zgjedhjet e 6 tetorit, janë përfshirë emra meritorë kandidatësh, të cilët me ekspertizën e tyre profesionale, kam besim se do t’i vazhdojnë me zell punët e mbetura në gjysmë të legjislaturës, sidomos në sektorin e zhvillimit ekonomik.
Këtë besim e kam sidomos tek bashkëshorti im, Ferat Shala, i
cili ka një qasje shumë më ngulmuese se unë, për t’i arritur objektivat dhe për
t’i çuar deri në fund projektet e nisura.
Ferati, mes tjerash, do të mund t’u jepte zgjidhje pozitive shumë projekteve të
mbetura në gjysmë në fushën e sektorit minerarë, të menaxhimit të resurseve
gjeologjike të Kosovës, pasi ai ka një përvojë të gjatë si drejtor i gjigantit
industrial “Trepça”, dhe është pjesë e kontrubuteve shkencore ndërkombëtare në
fushën e minierave dhe mineraleve.
Besoj shumë se në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës, përmes Feratit, do të dëgjohet zëri i minatorëve, zëri i “Trepçës”, i gjeologëve dhe i ambientalistëve të Kosovës, zë i ekspertëve të sigurisë rrugore, etj.
Përmes këtij postimi, po ashtu, dua t’i falënderojë të gjithë
bashkëpunëtorët me të cilët kam punuar për vite me radhë në hartimin e
legjislacionit, në grupe punuese dhe komisione parlamentare. Mund të them se
gjatë punës sime si kryetare e Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik,
Infrastrukturë,zhvillim rajinal.., ka qenë kënaqësi të punohet me kolegët e të
gjitha partive dhe komuniteteve. Edhe pse shpesh të penguar nga “politikat
partiake” këta deputetë, duke qenë bashkëpunues me mua, bënë të mundur
realizimin në tërësi të planit të punës së Komisionit.
Ndonëse jo brenda listës zgjedhore, unë vazhdoj të jem në shërbim dhe në
mbështetje të PDK-së, vizionit dhe qëllimit të saj të madh për forcim të
shtetit, në shërbim të forcimit të vlerave universale fuqizimin ekonomik të
gruas, mbrojtje ambienti, fuqizim të rinisë së Kosoves, Dekadës së Re!
Ndërtojmë të Ardhmen për Ty dhe Shtetin!