75 Mall Live Search
23:07 / E Martë, 10 Shtator 2019 / indeksADMonline

Familja e Dua Lipës në stadiumin ‘St Mary’s’ për të mbështetur Kosovën

Babai, nëna dhe vëllai i Dua Lipës kanë ndjekur nga afër ndeshjen e zhvilluar në mes të Kosovës dhe Anglisë.

Kombëtarja e Kosovës humbi ndeshjen me rezultat 5 me 3 duke përfunduar kështu serinë prej 15 ndeshjeve pa humbje.

Në mesin e një numri të madh tifozësh në stadium për ta përkrahur Kosovën ishin edhe Dukagjin Lipa dhe djali i tij, Gjini.

Ishte Dukagjini ai që publikoj disa imazhe nga atje ku edhe tregoj mbështetjen e tij për Kombëtaren e Kosovës./Indeksonline/