Valon Berisha nominohet për performancën më të mirë
Valon Berisha është nominuar nga faqja zyrtare e Euro 2020 për performancën më të mirë të mbrëmjes së kaluar.
Krahas tij, janë edhe Ronaldo i cili shënoi 4 gola ndaj Lituanisë, Sancho që shënoi dy gola ndaj Kosovës dhe Cenk Tosun, i cili realizoi dy gola kundër Moldavisë, shkruan Indeksonline.
Valon Berisha shënoi dy gola për Kosovën ndaj Anglisë, diçka që nuk e bën çdokush ndaj një fuqie botërore./Indeksonline/