“Komedi e Kuqe”, sonte para audiencës në “Mitrovica in Fest”
Festivali Tradicional i Komedisë Mitrovica in Fest, per dy netë radhzi mblodhi dashamirët e artit në Qendren e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë, atmosfera që na përcolli brenda teatrit, duke bashëkndje komedi dhe rrëfime komike nga artistë të veçantë secili në mënyrën e tij bëri që Mitrovica të ketë një ngjyrë tjetër këto ditë të festivalit!
Sonte në natën e tretë “Mitrovica in Fest” do të ndalet tek shfaqja nikoqire. Teatri i Mitrovicës “Muharrem Qena” do të prezentohet me shfaqjen “Komedi e Kuqe” të autores Albana Muja në regji të Kreshnike Osmanit dhe me lojë të Xhejlane Terbunja, Mehmet Preteni, Njomza Tmava dhe Fisnik Istrefi! Muzika e kompozuar nga Arber Krasniqi, Kostumografia: Venera Osmani.

Me ketë rast autorja Muja tha për Indeksonline se festivali në fjalë i ka dhënë edhe më shumë kuptim artit dhe kulturës në Mitrovicës, derisa është e lumtur që shfaqja, tekstin e së cilës e ka shkruar ajo, do të jepet sonte para publikut.
“Është kënaqësi e veçantë me pa Mitrovicën siç e pashë këto ditë të festivalit “Mitrovica in Fest” secila natë e kishte magjinë e saj, me komedi të mira, neja pranë lumit me muzikë, artistë dhe dashamirë arti të gjithë bashkë, duke shkëmby ide, duke nda përvoja të gjitha këto jo larg urës së Ibrit dhe qytetit e qe veç këto ditë nuk e kemi ndje atë zymtësi. Aq më shumë, kënaqësi për mua që drama me tekst timin dhe regji të Kreshnike Osmanit do të jepet sonte, para kësaj audience që asnjëherë të tillë nuk e kam parë në Mitrovicë. Do e shijoj natën e sontme si asnjëherë tjetër!”.
“Komedi e Kuqe” synon të provokoj shikuesin sonte me një temë e cila trajton një periudhë jete të një çifti Agimes dhe Fisnikut të cilët zgjodhën të jetojnë në Gjermani, megjithëse supozohet në një jetë stabile të çiftit, na del të jetë diçka tjetër!
Me anë të komikes, çifti vihet në sprova që shfaqin mungesën e lumturisë së tyre, për vite të tana të bashkëjetesës. Edhe më në dukje, vihet ky fakt, pasi Fisniku kinse për të fituar një shumë të caktuar të hollash, vendos të martohet me një vajzë nga Kosova, duke i mundësuar kështu asaj,
lejeqëndrimin në shtetin gjerman. Ardhja e kësaj vajze të quajtur Rilindje, e cila është e detyruar të jetojë me çiftin, na jep mundësinë të shohim situata dramatike por gjithashtatet arrin të shfaq edhe kthesa dramatike të pa pritura.
Organizatorët e festivalit si dhe gjithë ata dashamirë arti që po frymojnë bashkë me festivalin këto ditë presin që sonte nga ora 19:30 të bashkohen në komedinë e radhës, por përse jo të vazhdojnë festën ashtu sic po ndodh këto ditë, si asnjëherë tjetër ne Mitrovicë!
Festivali u mundësua nga: Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve, KEK, Ministria e Financave, Komuna e Mitrovicës, Jehona.com- Auto pjesë (Autor spare Parts), Viprint (Printing House), Broja Home, Museum Pub, Missini sëeets, Ma Belle, Art Gazi, Nina, Koha Restaurant, Bunjamini.
