75 Mall Live Search
22:52 / E Enjte, 12 Shtator 2019 / indeksADMonline

Ava Max krenare që është shqiptare, shfaqet me ngjyrat kuq e zi

Tashmë shqiptarët në botë po prezantohen me krenari nga disa prej emrave më të njohur të muzikës.

Janë Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha, Ava Max e shumë të tjera që po prekin majat e muzikës në botë dhe me krenari tregojnë për rrënjët e  tyre, shkruan Indeksonline.

Se sa krenare është për prejardhjen e saj e ka treguar së fundi Ava Max në një postim që bëri në Instagram.

Në një imazh ku shihet e veshur me një bluzë të zezë dhe grim më ngjyrat kuq e zi, Ava ka shkruar “Duke u rikthyer tek rrënjët e mija shqiptare”.

Ndërkohë, ‘Torn’ mban titullin kënga e fundit e Ava Max e cila erdhi edhe me videoklip./Indeksonline/

View this post on Instagram

Takin it back to my roots #Albanian ??

A post shared by Ava Max ? (@avamax) on