Premier League detyron Liverpoolin dhe Manchester United t’i vendosin monitorët në stadium
Dy ekipet e vetme në Premier League që nuk kanë monitor të vendosur në stadium janë Manchester United dhe Liverpooli.
Edhe pse janë dy klube jashtëzakonisht të pasura, Premier League sivjet i ka toleruar që të fillojnë sezonin pa monitor.
Por me fillimin e aplikimit të VAR-it në elitën e futbollit anglez, mungesa e ekranëve ka krijuar huti të madhe për tifozët në stadium.
Mediumet angleze raportojnë se zyrtarët e kampionatit anglez, i kanë detyruar Manchester United dhe Liverpoolin që nga edicioni i ardhshëm të vendosin monitorë në stadium. /Indeksonline/