Arrestohen shtatë persona në Prishtinë, organizonin ilegalisht lojëra të fatit
Policia e Kosovës ka realizuar dje një aksion në Prishtinë kundër lojërave të fatit.
Ata kanë arrestuar shtatë persona në dy lokacione të ndryshme, shkruan Indeksonline.
Po ashtu kanë konfiskuar edhe gjë sende të ndryshme si paisje teknike dhe para.
Bulevardi Bill Klinton, Prishtinë 13.09.2019 – 21:00. Njësia përkatëse policore ka kontrolluar lokalin në të cilin ishin duke u organizuar lojëra të fatit. Katër të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë janë shoqëruar në stacionin policor, ndërsa në vendin e ngjarjes janë konfiskuar 20 shtëpiza kompjuterike, 20 televizor, 2 diviar, 4 telefona mobil, disa pajisje elektronike dhe 1410.5 euro parë të gatshme. Me vendim të prokurorit një i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.
Rr. UÇK-së, Prishtinë 13.09.2019 – 21:45. Njësia përkatëse policore ka kontrolluar lokalin në të cilin ishin duke u organizuar lojëra të fatit. Tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë janë shoqëruar në stacionin policor, ndërsa në vendin e ngjarjes janë konfiskuar tri shtëpiza kompjuterike, një lap-top, pesë televizor dhe 661.30 euro pra të gatshme. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Indeksonline/