Fiorentina – Juventus, përfundon pa gola
Ndeshja derbi e javës së tretë në Serie A ndërmjet Fiorentinës dhe Juventusit ka përfunduar pa gola.
As njëra dhe pas pala tjetër nuk arritën të realizonin gol edhe pse u orvatën mjaft, shkruan Indeksonline.
Rastet më të mira për shënim i pati Fiorentina, por rezultati mbeti i barabartë 0:0.
Në këtë ndeshje, Juventusit iu lënduan edhe tre lojtarë, të cilët u detyruan ta lënë fushën e blertë. Bëhet fjalë për Douglas Costan, Miralem Pjanicin dhe Danilon.
Në këtë ndeshje startoi edhe Franck Ribery nga fillimi për Fiorentinën, ndërsa në stol te Juventus u rikthye edhe Maurizio Sarri./Indeksonline/