788 pacientë u trajtuan si raste emergjente gjatë vikendit, në Spitalin e Pejës
788 pacientë janë trajtuar si raste emergjente gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
66 nga këta pacientë janë shtruar për trajtim të mëtutjeshëm.
Gjatë vikendit kanë qenë 15 lindje, 8 normale dhe 7 me prerje cezariane. Kanë ardhur në jetë 15 foshnja dhe sa i përket gjinisë 11 foshnja janë të gjinisë mashkullore dhe 4 të gjinisë femërore.
Analiza kanë kryer 439 pacientë që në total kanë bërë 4,964 analiza.
17 operacione janë kryer gjatë këtij vikendi. /Indeksonline/