Busquetsi lavdëron shokun e skuadrës: Ai është sulmuesi më i mirë në botë
Mesfushori i Barcelonës, Sergi Busquets, ka thënë vetëm fjalë të mira për bashkëlojtarin, Luis Suarez.
Suarezi në ndeshjen ndaj Valencias, hyri si zëvendësues dhe arriti të shënonte dy gola.
Për këtë gjë ka folur edhe spanjolli, duke e quajtur sulmuesin, sulmuesi më i mirë në botë.
“Është sulmuesi më i mirë në botë. Na jep dëshirën për fitore. Kjo ka shumë rëndësi për ne pasi pikët janë të fituara me anë të golave”, deklaroi ai.
Barcelona këtë të martë do të jetë mysafir i Dortmundit në kuadër të grupeve së Ligës së Kampionëve. /IndeksOnline/