75 Mall Live Search
13:53 / E Hënë, 16 Shtator 2019 / indeksADMonline

Messi rikthehet në stërvitje, gati për Ligën e Kampionëve

Kionel Messi është rikthyer në stërvitje te Barcelona pas lëndimit që e mbajti gjatë jashtë fushave.

Ylli argjentinas është stërvitur rregullisht sot me shokët në kampin e Barcelonës.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk ka luajtur asnjë minutë që nga 6 korriku, ku edhe u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e Argjentinës kundër Kilit.

Lëndimi ia ka humbur katër ndeshjet e para në La Liga dhe nuk ishte me Barçën në ndeshjet para sezonale.

Messi pritet të jetë në bankën rezervë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Dortmundit nesër mbrëma. /IndeksOnline/