75 Mall Live Search
14:43 / E Martë, 17 Shtator 2019 / indeksADMonline

Sulm me bombë në tubimin e presidentit afgan, 24 të vdekur

Kanë humbur jetën të paktën 24 persona në Afganistan pas një sulmi me bombë sot në një fushatë zgjedhore të presidentit afgan, Ashraf Ghani, raportojnë media lokale, transmeton AA.

“Një shpërthim ndodhi mesditën kur presidenti Ghani filloi të fliste në një tubim të fushatës në qytetin Charikar, në provincën Parvan (69 kilometra në veri të kryeqytetit Kabul)”, tha transmetuesi Tolo me qendër në Kabul.

Të paktën 30 të tjerë janë plagosur, thuhet në raport. Wahida Shahkar, zëdhënëse e guvernatorit të provincës tha se “shpërthimi u shkaktua nga një pajisje e improvizuar shpërthyese në një automjet sigurie”.

Ndërkohë, Nasrat Rahimi, zëdhënës i Ministrisë së Brendshme tha se shpërthimi ishte shkaktuar nga një sulmues vetëvrasës me motor rreth orës 11.40 sipas kohës lokale.

Ngjarja vazhdoi pavarësisht sulmit, tha ai në Twitter.

Raportohet se Ghani shpëtoi i padëmtuar nga shpërthimi.

Asnjë grup militant nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.