Cakaj i ftuar i posaçëm në Komisionin për Integrim Evropian, ka një lajm të mirë për Shqipërinë
Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, përmes një shkrimi të publikuar në llogarinë Facebook, ka njoftuar opinionin se sot ka qenë i ftuar i posaçëm në Komisionin për Integrimin Evropian për të dhënë llogari mbi ecurinë e zhvillimit të procesit të integrimit.
“Raportuam hollësisht mbi mbarëvajtjen e punëve teknike në
procesin e përafrimit të legjislacionit vendor me atë evropian, përmbushjen e
kushteve të domosdoshme për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE dhe
zhvillimin e fushatës politike e diplomatike për të bindur vendet anëtare për
domosdoshmërinë e një përgjigje pozitive për Shqipërinë në tetor”, ka shkruar
Cakaj, përcjellë Indeksonline.
Ai tutje ka thënë se në Komision ramë dakord për një bashkërendim të shtuar të veprimeve të përbashkëta diplomatike dhe parlamentare në shërbim të perspektivës evropiane të Shqipërisë.
“Ne nuk do të kursejmë asnjë përpjekje institucionale, politike apo diplomatike për të mundësuar çeljen e menjëhershme të negociatave për anëtarësim në BE”./Indeksonline/