75 Mall Live Search
20:42 / E Martë, 17 Shtator 2019 / indeksADMonline

Nusja i rrah vjehrrit në Prizren, babai i saj e dorëzon vet në polici

Në këtë lagje ndodhi në ngjarje e pazakonshme.

Një nuse i rrahu vjehërrinë duke u shkaktuar lëndime për të cilat kërkuan ndihmën e mjekut.

Policia e arrestoi, ndërkaq gjykatësi i caktoi një muaj paraburgim të dyshuarës B.T.

Ajo tash po qëndron në qendrën e paraburgimit në Lipjan, derisa në polici e kishte dërguar vetë babai i saj.

Para hetuesve ajo zgjodhi të mbrohej në heshtje.

Ndërkaq, avokati i saj, që iu caktua në bazë të detyrës zyrtare, tregoi versionin e mbrotjes se si erdhi deri tek ky incident.