Atletico Madridi – Juventusi, formacionet e mundshme
Në vazhdën e shortit zhgënjyes për Interin kundër Slavia Pragës dhe fitores së madhe të Napolit kundër Liverpoolit, tashti i takon Juventusit dhe Atalantas të mbajnë lart flamurin italian në Ligën e Kampionëve.
Bianconeri do të udhëtojë në “Wanda Metropolitano” për të dalë kundër Atletico Madridit të Simeone, që do të jetë një lojë emocionuese e grupit të parë me siguri. Pjaniq është rikthyer nga një dëmtim i vogël dhe Sarri ka zgjedhur për Bernandeschin në vend të të dëmtuarit Douglas Costa, sipas Calciomercatos.
Sidoqoftë, pala e Torinos do të jetë pa ultrasat e tyre, pasi ata kanë vendosur të braktisin lojën si një protestë pasi 12 liderë në grup u arrestuan në fillim të kësaj jave, përfshirë edhe bosin “Mocciala”. Sipas CEO të klubit, Andrea Agnelli, ata janë shantazhuar nga fansat për t’u dhënë atyre bileta falas.
Atletico Madridi (4-4-2): Oblak; Trippier, Saviq, Gimenez, Renan Lodi; Vitolo, Koke, Thomas, Saul; Diego Costa, Joao Felix.
Juventus (4-3-3): Szczesny; Danilo, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro; Khedira, Pjanic, Matuidi; Bernardeschi, Higuain, Cristiano Ronaldo./Indeksonline/