75 Mall Live Search
15:15 / E Mërkurë, 18 Shtator 2019 / indeksADMonline

Kandidatja për deputete e PDK-së, Musliu- Shoshi takon banorët e “Dardanisë”

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu- Shoshi ka vazhduar takimet me qytetarët në lagjet e Prishtinës.

Ajo së fundi është takuar me banorët e lagjes “Dardania”, ku ka dëgjuar hallet dhe preokupimet e tyre.

Musliu- Shoshi, e cila në listën e kandidatëve për deputetë mbanë numrin 30, kërkon mbështetjen e qytetarëve që të jetë zëri i tyre në Kuvendin e Kosovës.

Në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ajo ka ka shpërndarë fotografi nga takimi me qytetarët.

Statusi i saj i plotë:

Takimi me qytetarë, nëndega Dardani!

E interesuar për t’i dëgjuar problemet, dhe për të ofruar zgjidhje të bazuara në edukim dhe përvojë!

#PDK112

#ArianaMusliu-Shoshi30

#Dardani